Ciklon me stuhi bore dhe erë të fuqishme në SHBA, paralajmërohen 75 milionë banorë

75 milionë amerikanë në bregun lindor të Shteteve të Bashkuara janë në gatishmëri të lartë për ciklonin e pritshëm që mund të shkaktojë borë të madhe dhe erëra të forta nga Charlotte në Uashington, në Nju Jork dhe Boston në orët e ardhshme.


Mijëra fluturime tashmë janë anuluar. Delta ka ndaluar të paktën 750 fluturime të planifikuara për të shtunën, ndërsa aeroporti i Bostonit ka anuluar mbi 2000.

Kryeqyteti i Massachusetts është një nga qytetet që pritet të goditet më shumë nga stuhia. Por edhe shtetet e Nju Jorkut dhe Nju Xhersit kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të stuhisë masive të borës që po afron.

Vetëm në Nju Jork, meteorologët parashikojnë 20-30 centimetra borë me erëra deri në 72.42 kilometra. Autoritetet, përfshirë Shtëpinë e Bardhë, paralajmërojnë për temperatura të ulëta dhe kushte të rrezikshme, veçanërisht kur bëhet fjalë për rrugët.