Chelsea ka harruar si fitohet, gabon sërish n’Premierligë

Chelsea ka barazuar me Brightonin dhe rrezikon të mbesë 15 pikë prapa liderit, Manchester City. Aktualisht diferenca mes tyre është 12 pikë.


Chelsea ka bërë një tjetër gabim në Premierligë.

Blutë, kanë barazuar 1-1 në udhëtim me skuadrën e Brighton.
Kjo është ndeshja e katërt e Bluve që nuk dinë për fitore në Premierligë, tri barazime dhe një humbje, humbje që ka ardhur nga lideri Manchester City xhiron e kaluar dhe në rast të triumfit në sfidën e saj, do ta lërë ekipin e Thomas Tuchel 15 pikë prapa në renditje.

Mysafirët e nisën mirë takimin,

Në minutën e 28-të, Hakim Ziyech realizoi për 1-0, për t’i kaluar Blutë në epërsi.

Vendasit reaguan në pjesën e dytë, në minutën 60-të, Webster ka befasuar Blutë duke e barazuar rezultatin në 1-1.

Pavarësisht tentimeve, Chelsea nuk arriti të shënojë golin e tri pikëve, duke regjistruar kështu sfidën katërt pa fitore me radhë në Premierligë.