Çfarë kërkoni të gjallë mes të vdekurve?

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike
Le të besojmë se unë i shkreti nuk e di
dhe nuk më intereson kush është
Berisha, por e di që ai ka zhveshur
lakuriq pengun e diktatorit mafioz të
Shqipërisë, të pabesin Lul Brava
(frymëzuesin e dhunës së 8 janarit) dhe e
ka bërë kufomë politike. Kaq. Kjo është
gjëja më e rëndësishme.

**
Tani, çdo mashtrim në vazhdim nga kushdo, se
gjoja shqiptarët do të fitojnë nëse mbështesin
gënjeshtarin kronik të PD-së dhe humbësin e
përhershëm, do të shkaktojë një mallkim mes
qindra mijëra shqiptarëve të vendit dhe diasporës
që do kontribuojë në përbuzjen e mëtejshme për
politikanët, në një kohë kur kemi nevojë për fuqi
veprimi për ndryshim dhe kontroll.
***
Nuk mund të ndryshosh kurrë një qenie tjetër
njerëzore, më së paku një person psikopat.
Ndryshimi duhet të ndodhë tek vetë personi.
Ajo që e karakterizon psikopatin është mungesa e
ndërgjegjes, mungesa e ndjeshmërisë dhe
paaftësia për të kontrolluar nevojat e veta. Ata
krahasohen me grabitqarët. Ata jetojnë në kurriz të
të tjerëve. Karakteristikat e njohura të psikopatëve
janë se atyre u mungon ndjenja e përgjegjësisë
dhe respekti për normat shoqërore. Morali. Ata
janë të pamëshirshëm ndaj të tjerëve për të
promovuar përfitimet e tyre.
***

Po filloj të pyes veten nëse dikush është mbjellë në
PD për t`i shkatërruar nga brenda. Po. Kali i
Trojës. Gurët e themelit të demokracisë janë, ndër
të tjera, se aktivitetet e sektorit publik (të
politikanëve) duhet të njihen gjerësisht, ndërsa
aktivitetet e individëve fshihen, përveç rastit kur
gjyqtari aprovon se ekziston dyshimi konkret për
krim. Tani ne e kthejmë këtë përmbys – ku nuk
arrijmë të dimë se çfarë po bëjnë autoritetet dhe
ata marrin (kanë) një pasqyrë të plotë në aktivitetet
tona dhe ne as që e dimë se kjo po ndodh! Le të
mos i bëjmë njerëzit të imagjinojnë (të kenë
iluzione) se është Kuvendi që qeveris vendin,
sepse faktikisht, në Shqipëri, gjithçka është kapur
nga nudisti i stërzgjatur dhe këlyshët e tij.
***
Kur isha nxënës në shkollën fillore, një ditë,
mësuesja e klasës sime na tha: “Unë do të ulem.
Nuk mund të qëndroj në këmbë sepse jam pak
shtatzënë.”
Unë e mora fjalën dhe i thash: “Zonja mësuese, ti
nuk mundet të mbetesh vetëm pak shtatzënë.
Ose je ose nuk je shtatzënë. Na trego të drejtën
vëlla, a je apo nuk je shtatzënë?”

Ngjashmëri me të shkarkuarin problematik Lul
Bravën. Ky është gjithçka e keqe dhe shumë i
dëmshëm për opozitën e vendit dhe shqiptarinë në
përgjithësi por jo demokrat. Nuk mund të jetë as
pak demokrat. Por, është një milingonë. Është po
aq e vështirë të jesh pak demokratik sa të jesh pak
shtatzënë.
Dallimi midis milingonave dhe gjilpërave të
fëmijëve është se gjilpërat e fëmijëve nuk kanë
zgjidhje tjetër. Ka milingona. Dallimi midis
milingonave dhe elefantëve është se kur një
milingonë bën një zgjedhje, ajo mund të lëvizë një
gjilpërë të vogël. Kur një elefant bën një zgjedhje,
ai mund të lëvizë çdo gjë.
Duhet të luftosh për diçka, përndryshe zvarritesh
për asgjë. Kur bëni një zgjedhje të guximshme,
gjithmonë duhet të luftoni për të. Në këtë situatë
indiference që gjenden duke mos ndarë shapin
nga sheqeri, përparimi i shqiptarëve është një
iluzion ekzistencial. Faktikisht, gjatë sundimit të
xhaxhit shqiptarët kanë pasur iluzione, tashmë nën
sundimin e të stërzgjaturit, pa asnjë opozitë reale,
çdo iluzion pothuajse është zhdukur.
Ajo që shqiptarët e konsiderojnë si progres drejt
demokracisë në politikë, është të shkojnë në

zgjedhje. Megjithatë, sidomos prej vitit 2013 e deri
tani, zyrtarisht bëhet zëvendësimi i një hajni me një
tjetër.
Përparimi është mirëqenia njerëzore. A ka
përparim nëse një kanibal përdor një thikë dhe
pirun? Përparimi më së shpeshti gjendet aty ku
njerëzit në një situatë të caktuar vendosin të
refuzojnë të binden.
Nuk më pëlqen të jem trendi. Nuk më pëlqen të
jem politikisht korrekt. Unë kam një kundërshtim
fëmijëror (kureshtje fëmijërore) për të bërë gjërat e
duhura. Nuk kam asnjë konflikt interesi në trojet e
gjyshërve të mi. E dua Shqipërinë dhe i respektoj
partitë nëse e meritojnë. Prindërit e mi, që në
moshë të vogël, nuk më këshillonin se me kë të
shoqërohem, por me kë të mos shoqërohem. Kjo
sepse ata kishin më shumë se unë njohuri për
mjedisin ku jetonin apo lëviznin disa të rinj të
moshës sime, një mjedis që nuk më përshtatej.
***
Sa më e mirë opozita, aq më mirë

kontrollohet qeveria.

Do doja që të gjitha partitë opozitare të unifikojnë
qëndrimet dhe veprimet e tyre që të jenë në

gjendje për t`u përballur me një kundërshtar shumë
të rrezikshëm për Kombin dhe Vendin, regjimin
antishqiptar që ka instaluar diktatori i radhës, i cili
përveç tjerash ka kapur peng edhe kryetarin
tashmë të shkarkuar të PD-së, të cilin duhet ta
mbani sa më larg vetes që të mos ju infektoj me
pabesi, mashtrime, korrupsion, gënjeshtra,
trillime…
Shqipëria është në prag të shkatërrimit të plotë.
Është urgjente që shqiptarët (brenda dhe jashtë
kufirit të imponuar, përfshirë diasporën) të thirren
për të ndryshuar nivelin e ndërgjegjes, për të arritur
një qëndrim më të lartë moral dhe kombëtar.
Nëse ti je duke qëndruar në buzë të një
shkëmbi, nuk është e sigurt që një hap
përpara është një përparim!