Çairi dhe Hani i Elezit thellojnë bashkëpunimin, Ganiu në vizitë tek Ballazhi

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu sot vizitoi Komunën e Hanit të Elezit, ku edhe realizoi takim pune me kryetarin e kësaj komune Mehmet Ballazhin dhe nënkryetarin Sevdi Dernjani.

“Ishte një takim mjaft produktiv me çrast edhe shtrim dorën e bashkëpunimit për shumë fusha që do të mund të jenë në interes të zhvillimi socio-ekonomik të të dyja komunave- Çairit dhe Hanit të Elezit”, ka deklaruar pas takimit kreu i Çairit, Visar Ganiu.

Ai ka bërë të ditur se gjatë takimit në veçanti fokusi është vendosur në promovimin e bashkëpunimit ndërkufitar dhe pjesëmarrjen e përbashkët në projekte që do të përmirësonin dukshëm jetesën e banorëve të të dyja komunave.

“U zotova se Çairi gjithmonë do të jetë mbështetje e fuqishme jo vetëm e Komunës së Hanit të Elezit, por edhe të gjitha komunave të tjera që kanë nevojë për një gjë të tillë”, ka thënë Ganiu.