Bytyqi: Paga minimale prej 18.000 denarësh pas dakordimit me partnerët socialë

Paga minimale prej 18.000 denarësh në shtet do të ketë në atë moment kur do të vendosim me të gjithë partnerët socialë, tha zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, në debatin e mbrëmjes në emisionin Top Tema në TV Telma, duke përmendur se ky dialog është trepalësh midis Qeverisë, sindikatave dhe punëdhënësve në kuadër të Këshillit social ekonomik.

Duke i komentuar paralajmërimet e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM) se nëse deri të hënën harmonizohen kërkesat për pagën minimale prej 18.000 denarë, ata do të hyjnë në grevë, zëvendëskryeministri Bytyqi, theksoi se zgjidhjet e njëanshme përfundimtare nuk janë konstruktive në një dialog të tillë.

“Vlerësoj se nuk duhet të kthehemi mbrapa. Nëse do të ketë pagë minimale prej 18.000 denarë, po, do të ketë. Atë moment kur bashkërisht do të vendosim për pagën minimale lartësinë e së cilës bashkërisht do ta vendosim. Unë kam thënë njëherë dhe e them sërish, nëse vendimi i përbashkët do të jetë 18.000 ose më shumë, ky do të jetë vendim i përbashkët i të gjithë partnerëve socialë. Ky është dialog trepalësh në të cilin vendosim kush dhe sa duhet të rritet në atë moment që të mos ketë dëm. Pasi mënyra e njëanshme mund të tërheqë edhe zgjidhje të tjera të njëanshme”, tha Bytyqi.

Ai theksoi se i qëndron qëndrimit se çdo zgjidhje e rëndësishme për punëtorët, por edhe për punëdhënësit është e mundur vetëm përmes Këshillit socio-ekonomik dhe përmes dialogut të partnerëve socialë.

“Vlerësoj se praktika e mirë e vendosur e dialogut konstruktiv me të gjithë aktorët në shoqëri nuk mund të na kthejë gjashtë vite mbrapa, kur të gjithë deri në në një duke e përfshirë edhe sindikatën, duke më përfshirë mua, duke ju përfshirë edhe juve si gazetarë, të gjithë shoqërinë, reaguam në mënyrën e njëanshme në të cilën Qeveria ka vepruar në shoqërinë tonë”, deklaroi Bytyqi.

Ai theksoi se edhe krahas pagës minimale do të ketë edhe rritje të pensioneve.

“Do të vendoset deri në fund të mandatit pensioni minimal për ta tërhequr kategorinë e caktuar të pensionistëve jashtë pragut të marrjes së pensionit që nuk është dinjitoz. Pension minimal do të ketë, ajo i targetoi 45.000 pensionistë dhe unë do të përgjigjem, nëse dëshironi të jeni solidar dhe i drejtë, siç është kjo Qeveri, i targetoni 350.000 pensionistë, kundrejt 40.000”, tha Bytyqi.