“Brava” e Luzim Bashës dhe “non grata” amerikane kundër korrupsionit

Nga Skënder Sadri KAPITI
Si hyrje: po mirë more si e rreni dhe mashtroni veten ju protestuesit kundër korrupsionin dhe kundër non gratës amerikane, se ju do ta fitoni betejën antiamerikane dhe kundër korrupsionit?!
Po pse me kaq pa mend veproni, pasi a nuk ishin SHBA-at ato të cilat mposhtën Perandorinë e së keqes, Bashkimin sovjetik dhe që shëmben mbretëritë diktatoriale komuniste dhe fashiste; a nuk ishin SHBA-të ato që cliruan dhe formuan shtetin shqiptar të Kosovës; a nuk janë SHBA-të ato të cilat ruajnë dhe sigurojnë paqen dhe sigurinë në Ballkan , Europë dhe atë globale? A do të mundej që BE pa ndihmën amerikane që të përballojë kërcënimin rus, dhe kush do ta parandalote Rusinë për të okupuar Ukrainën dhe shtetet e tjera të ish Bashkimit Sovjetik po të mos ishin SHBA?
Në Shqipëri duhet një referendum si ai i 14 Shkurtit 2021 që u bë në Kosovë , ku populli i Kosovës e ndëshkoi me votë të lirë politikën e vjetër dhe korrupsionin që sundonin me pushtetin e tyre shtetin dhe shoqërinë kosovare, pra në atë ditë u ndëshkuan kualicionet PAN e PLAN.
A ka në Kosovë mbështetës të Trekëndëshit të Bermudës?
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, Berishën , Ramën dhe Metën i ka etiketuar si Trekëndëshi i Bermudës.
Por cilët mund të jenë në kosovë ata që i mbështesin këta të tre?
Pra, pse dhe kush në Kosovë është kundër ndryshimit në Shqipëri dhe jeni ndarë ca me Berishën , ca me Ramën dhe ca me Metën dhe jeni kundër Bashës?!
Janë dhe e mbështesin Berishës disa nga Kosova, janë ata të cilët kujtojnë me nostalgji vitet kur në kohen e Berishës bënin qejfe e pushonin plazheve të Shqipërisë duke pi birra të ftohta e tu hangër mish të pjekur , pite e flija nëpër plazhe e që i bënin rrush e kumbulla paratë e 3 %-it, e që nuk ia paguanin as biletat e avionit Rugovës kur shkonte për udhëtim në perendim për të mbrojtur dhe kërkuar mbështetje për të drejtat e shqiptarve dhe për shtetin e Kosovës.
Kundër Bashës janë trekëndëshi ish-PAN (PDK, LDK E AAK), pra është ishpushteti i ndëshkuar në Kosovë me 14 Shkurt 2021, janë kundër Bashës miqt e trekëndëshit të Bermudës ne Shqipëri, janë miqt e Berishës, Metës , dhe të Nanos e të Ramës. Pra kundër Bashës në Kosovë është politika që u ndëshkua atje për korrupsion me 14 Shkurt 2021.


Shqipëria duhet të ndahet nga tranzicioni dhe ta cmontojë sistemin kriminal të korrupsionit; Shqipëria duhet ta dërgojë në pension politikën e vjetër, të bëjë Veting-un e politikës dhe dekriminalizimin e saj gjë të cilën po e kërkojnë SHBA-të dhe Basha e PD-ja. Kundër këtyre është establishmenti dhe e gjithë politika e vjetër;kundër janë korrupsioni si dhe mediat e intelektualët e korruptuar e mercenarë të politikës e të pushtetit
Shqipëria këtë nuk mund ta bëjë vetë pa ndihmën e SHBA-ve.
Kjo ka filluar tashmë me vënien në funksionim të Veting-ut i cili po funksinon në Shqipëri duke përzënë nga drejtësia gjyqtarët dhe prokurorët e kriminalizuar e të korruptuar si dhe po arreston persona VIP të politikës e të pushtetit.
Luftën kundër korrupsionit në Shqipëri po e ndihmojnë edhe sanksionet amerikane, shpalljet “non grata” të disa individëve si Tom Doshi,Vangjush Dako dhe Berisha e që do të vazhdojë edhe me të tjerë pasi të korruptuarit dhe korrupsionin SHBA e konsiderojnë kërcënim për demokracinë por edhe për SHBA-të.
Kundër këtyre sanksioneve Berisha njëri prej të shpallurve ndërmori një lëvizje politike si foltore apo edhe organizime mirtingfoltore apo edhe një pseudoreferendum e deri dhe protestën e dhunshme te 8 Janarit për të rrëzuar Kryetarin Basha të PD-së dhe kryesinë e saj , për faktin se Partia Demokratike dhe kryetari i saj Basha mbështesin Veting-un dhe sanksionet amerikane në luftë kundër korrupsionit.
Tani pyesin se nesë SHBA e shpallin “non grata” Ilir Metën apo edhe Edi Ramën pasi edhe e meritojnë ne fakt një të tillë, atëhere mos vallë duhet protestuar kundër non gratës për Ramën dhe Metën sic po bëhet tani kundër SHBA-për kundër “non grata” të Berishës?
Berisha nuk e ka themeluar vetëm ai Partinë Demokratike dhe nuk ka të drejtë që ta trajtonte atë si pronë të tij. Berisha nuk duhet të kishte vepruar kështu kundër Partisë Demokratike dhe kundër SHBA-ve, sepse ai duhet t’u jetë mirënjohës demokratëve dhe SHBA-ve, sepse prej PD-së dhe prej mbështetjes amerikane ai sundoi dhe e qeverisi Shqipërinë 5 vite si President dhe 8 vite si kryeministër.Filozofi më i madh botëror IMMANUEL KANT ka thënë se “mosmirënjohja është thelbi i poshtërsisë” .
Berisha që është mjeshtër për epitete e nofka fyerjesh, më në fund për herë të parë etiketoi nje epitet “te sakte”, ate që e etiketoi Bashën si Lul “brava”.
Kjo brava që vendosi Basha në Selinë e Partisë Demokratike është si ajo brava që rri mbyllur dhe nuk hapet për Sali Berishën ,e ajo është “non grata”e SHBA-për Sali Berishën dhe për të gjithë ata që e sulmuan PD-në për ta vënë aty Berishën si kryetar .
Epiteti brava tashmë do thuhet , bravo Lulzim Basha që i vure bravën Berishës dhe bandës së tij ,e që nuk lejove pushtimin e Selisë së Partisë Demokratike.
Basha vendosi brava, për ta mbrojtur ai dhe demokratët Selinë dhe PD-në,si dhe për t’u thënë spekuantëve, trilluesve e shpifanjosëve të cilët e akuzojnë Bashën se Basha do e mbrojë Partinë Demokratike nga policia e Edi Ramës.
Të lumte Basha dhe u lumtë atyre deputetve të PD-së që e mbrojtën PD -në nga vandalizmi sepse pavarësisht se dihej që Berisha me bandën e tij do e sulmonin Selinë e PD-së, Basha nuk thirri antarësnë e PD-së për ta mbrojtur Selinë, pasi një gjë e tillë do të sillte gjakderdhje mes demokratëve shqiptarë.
Këtu është ndryshimi thelbësor mes Berishës dhe Bashës, pasi Berisha gjithmonë e ka përdorur Partinë Demokratike si materal njerezor për interesa të veta, sic i mashtroi edhe nepër foltore për të mbrojtur veten nga “non grata” amerikane, kurse Basha dhe elita e re politike e PD-së nuk e përdorin PD-në për interesa personale pasi PD është aset kombetar, ku në atë ditë të 8 Janarit vetë të zgjedhurit e PD-së, kryetari Basha,kryesia e saj dhe deputetët e saj mbrojtën me dinjitet dhe guximshëm Selinë e të gjithë demokratëve.
Prandaj të lumtë Basha dhe Ju Kryesia e PD-së që pas kësaj ngjarjeje i përjashtuat nga PD-ja dhe i vutë bravën atyre per te mos lejuar që tashmë të vijnë në Selinë e PD-së ata të cilët e dhunuan atë dhe ju kërcënuan jetën Juve dhe që dëmtuan Demokracinë .
Pra atë ditë u pëballë edhe logjika e shëndoshë e Bashës me logjikën e sëmurë për pushtet të Berishës, pasi më mirë disa brava dhe dyer prej hekuri të shkallmoheshin nga sulmesit barbarë se sa përballë tyre të kishte vënë Basha trupa njerëzor që mund të viktimizoheshin nga sulmuesi i kuq Berisha me njerëzit fanatikë dhe të mashtruarish rreth tij.