Berisha: Ambasadorja Yuri Kim bëhet ndonjëherë ministre e propagandës së Ramës

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha u shpreh se Rama në vitin 2019 tha se Berisha nuk kalon dot Atlantikun.


Berisha theksoi se ka dy dëshmitarë që Rama ua ka thënë se ish-kryeministri ka bërë konspiracion kundër SHBA-ve.

Berisha, duke iu referuar deklaratave të fundit të ambasadores Yuri Kim, tha se ajo bëhet ndonjëherë ministre e propagandës së Edi Ramës.

“Yuri Kim u përpoq që të përgënjeshtrojë deklaratën time se nismën për shpalljen time non grata u bë për konspiracion kundër politikës së jashtme të SHBA-ve me ndryshimin e kufijve. Rama në vitin 2019 tha se Berisha nuk kalon dot Atlantikun. Ka dy dëshmitar që ua ka thënë se unë kam bërë konspiracion kundër SHBA-ve. Ai nuk e ka shpikur këtë sepse ta bësh një gjë të tillë është një problem shumë madhor. Yuri Kim bëhet ndonjëherë ministre e propagandës së Edi Ramës. Si mund të them unë një gjë të tillë për konspiracion.”, tha ai.