Situatë e tensionuar mes Barcelonës dhe Ousmane Dembele. Francezi mbërriti në Katalonjë në gusht 2017 kundrejt 140 milionë eurove dhe që atëherë nuk e ka justifikuar këtë shumë. Në përfundim të kontratës në fund të sezonit, sulmuesi francez ka kërkesa shumë të larta për pagën, ndërkohë që klubi i tij po përballet me një krizë të tmerrshme ekonomike. Barça e kërcënoi lojtarin pak ditë më parë se do ta linte në tribunë deri në fund të sezonit nëse nuk rinovon kontratën.

 

Barcelona është kritikuar për shantazhet, por Xavi injoroi kritikat e shtypit në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Athletic Bilbao në Kupën e Mbretit. Për këtë arsye, kampioni i botës 2018 nuk është i pranishëm dhe kjo mungesë shënon fillimin e një përballjeje dhe largimi i lojtarit duket se është shumë afër.