Atalanta e ndal Interin, pas tetë fitoreve rresht në Serie A

Atalanta ka arritur që të ndal hovin e Interit, duke barazuar me ta në Gewiss Stadium me rezultat 0-0. Një ndeshje e barabartë kjo që e lënë Interin në vendin e parë të Serie A dhe Atalantën në vendin e 4, me një pikë më shumë se Juventusi

Interi është ndalur sonte në Bergamo pas një serie prej 12 fitoresh rresht në të gjitha garat dhe 8 rresht në Serie A. Pavarësisht barazimit 0-0, Interi mbetet në vendin e parë në Serie A me 50 pikë kurse Atalanta vazhdon të jetë në vendin e katër.

Mundësia e parë për shënim në këtë ndeshje erdhi në minutën e 16. Sulmuesi boshnjak, Edin Dzeko goditi me kokë derisa topi përfundoj shumë afër kornizës së djathtë të portës së Atalantas.
Inter ishte afër golit edhe në minutën e 26-të.

Alexis Sanches goditi nga zona e rreptësisë por Musso bëri një pritje të mahnitshme duke mos i lejuar atij të shënojë gol në minutën e 26-të.

Atalanta do të kërkonte penallti në minutën e 41-të, ku Marco Pasalic u rrëzua në zonë. Pavarësisht se të gjithë lojtarët e Atalantas bën thirrje që të shikohet VAR, zyrtari i kësaj ndeshje nuk ishte i interesuar që të dëgjonte.

Pjesa e dytë ishte më e mirë për Atalantan ku që në fillim Matteo Pessina bëri një goditje por Handanovic priti dhe devijoi topin në goditje nga këndi.

Deri në minutën e 81-të të dy skuadrat nuk do të krijonin shanse të mira për shënim. Luis Muriel ishte afër për të shënuar për Atalantan por prapë goditjen e tij e priti Samir Handanovic për ta devijuar topin në goditje nga këndi.

Mario Pasalic pati po ashtu një mundësi të mirë në minutën e 87-të por përsëri ishte Handanovic që e la portën e paprekur duke e pritur atë.

Ndeshja nuk kishte ndërprerje dhe Interi prish serinë prej 12 fitoreve radhazi në të gjitha ndeshjet, dhe 8 në Serie A, por mbetet lider i tyre më 50 pikë, dy më shumë se Milan që është në vendin e dytë.

Atalanta mbetet po ashtu në vendin e katër me 42 pikë, një më shumë se Juventusi në vendin e pestë.