Arsyeja e vërtetë pse supermarketi zviceran Migros nuk shet alkool dhe duhan

Supermarketi zviceran Migros asnjëherë nuk ka shitur alkool apo duhan që nga themelimi gati 100 vjet më parë.
Migros u themelua në vitin 1925 nga biznesmeni zviceran, Gottlieb Duttweiler.

Një nga parimet themeluese të organizatës ishte se shëndeti i klientëve ishte parësor – dhe si rezultat, pikat e shitjes nuk do të shesin alkool apo cigare.

Pothuajse 100 vjet më vonë dhe me gjithë zgjerimin e konsiderueshëm në gjithë vendin, pikat e shitjes së Migros ende e mbajnë këtë premtim thelbësor – megjithëse gjërat duket se do të ndryshojnë nga qershori 2022, siç e përshkruam këtu.

Sidoqoftë, qëndrimi i Duttweiler ka pak më shumë sesa një përkushtim të pastër për shëndetin e klientëve të tij.

Në realitet, refuzimi i supermarketit për të shitur alkool ka të bëjë më shumë me marketingun dhe sensin e mirë të biznesit, sesa shqetësimin e vërtetë për shëndetin e klientëve të tij.