Arrestohet 38-vjeçari nga Vizbegu i Shkupit! Kapet me armë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se sot ka arrestuar një 38-vjeçar nga Vizbegu i Shkupit. Personi me iniciale M.R. është arrestuar pasi tek i njëjti janë është gjetur armë dhe municion.

“Gjatë kontrollit të realizuar tek i njëjti është gjetur pistoletë me dy karikatorë me gjithsej 34 plumba të kalibrit 9mm. Pas dokumentimit të rastit kundër M.R. do të parashtrohet padi për shkelje të nenit 396 nga Kodi Penal”, njoftojnë nga MPB.