Arbër Ademi në “Rruga Drejt”: Korridori 8 është projekti më i madh në vend

Koordinatori i grupit parlamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi sot ka qenë i ftuar në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat M. Ademi ka replikuar ndaj z. Mehmedi ku është shprehur se “Korridori 8” është projekti më i madh në vend.


“Korridori 8” është projekti më i madh në vend. Për këtë projekt madhështor meritat i ka Ali Ahmeti dhe Bashkimi Demokratik për Integrim. Ju rikujtoj se ishit ju ata të cilët thatë se këto kanë qenë zgjedhje ishin të rregullta dhe se aludonit në fitore, por kur ë morët mesazhin ë popullit dolët dhe thatë se nuk janë të rregullta. Gjithashtu edhe në zgjedhjet parlamentare ishit ju ata që thatë se zgjedhjet ishin të rregullta ndërsa kur ne morëm 15 deputet ashtu siç edhe ë kishim thënë ju dolët dhe nuk i pranuat zgjedhjet. Sot jeni ju ata të cilët po uleni në një tryezë me Apasievin dhe projektet madhore të cilat janë në dobi të shqiptarëve nuk ju duken aq madhore”, është shprehur Ademi.