Ish-konkurrentja e ‘Për’puthen’, Ana Kauri ishte e ftuar ditën e djeshme në lojën ‘Hëna e Dielli’ në emisionin “E Diell”.

Ajo u pyet se me kë do lidhej nga ‘Big Brother VIP’ dhe Ana tha se do të lidhej me Tanin pasi i duket interesant dhe pozitiv

Ana gjithashtu tha se ajo do t’ia shqyente maskën Monikës dhe se armiku do të ishte Iliri, pasi e konsideron më të fortin aty.

Ajo foli dhe për lidhjen me Fationin dhe tha se pasi doli ai nga programi ajo nuk e gjeti veten më në program, po gjithçka u shkëput shumë shpejt. Po ajo e pranoi që do të ishte lidhur me të.

Ana “Big Brother Vip” e ka komentuar disa herë gjatë spektakleve me story. Ajo e ka shprehur haptazi se i preferuari i saj është Iliri madje e ka falenderuar publikisht që ai i ka mësuar aq shumë gjëra të gjithëve.