Aksident tronditës! Motoçikleta përplaset me makinën me shpejtësi të madhe (VIDEO)

Një përplasje e tmerrshme e një motoçiklete duke ikur nga policia në Los Angeles është kapur në kamera. Motorri po lëvizte me shpejtësi marramendëse, i ndjekur nga makinat e policisë, kur në një udhëkryq u përplas kokë më kokë me një automjet që kalonte duke e dërguar personin që drejtonte mjetin të ‘fluturonte’ në ajër.

Drejtuesi ka humbur jetën ndërsa dy pasagjerët e makinës kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital.