Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, lëndohen tre persona

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 18:00, në rrugën Prishtinë-Podujevë

Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Me rastin po merret njësiti i trafikut.