Afrim Gashi o vëlla a ka mundësi të kërkoj diçka nga ti?

Ejup Berisha


Afrim o vëlla të lutem ma gjej një vend pune pasiqë tash je pjesë e pushtetit e nuk je më në opozitë. I nderuar mos u habit se tani e tutje të gjithë ata që nuk kanë mundur ti realizojnë kërkesat dhe nevojat e tyre me partinë tjetër shqiptare në pushtet pra ata të gjithë i kanë kthyer syte nga ti dhe partia Alternativa  Afrim dhe presin sic thashë me lartë realizimin e ndonjë kerkese apo dhe nevoje të tyre nga ana e juaj. Ti je njeri i mirë Afrim Gashi unë të njoh gjatë kohë edhe pse në tre mesazhet e fundit që ti kamë shkruar në rrjetin social FB nuk më ke kthyer përgjigje, por në rregull të kuptoj ke qenë i preokupuar me punë rreth bisedimeve për përcaktimin dhe definimin e kushteve për pjesmarrje në Qeveri. Dhe unë po besoj se ky ka qenë shkaku dhe arsyeja keyesore se pse skam marrë përgjigje nga ti e jo ajo bindja që kamë krijuar se liderët politik shqiptar të flasin vetëmse sa janë në opozitë se kur të njëjtët të ngjiten në pushtet stë flasin më kurrë. Pra kërksën për një vend pune ta kamë adresuar ty Afrim Gashi sepse lideri tjetër i partisë shqiptare bashkpjesmarrese ne pushtet i BDI-së AA qe dhjetë vite i ka mbyllur jo vetëmse veshët por edhe dyert dhe dritaret e partisë së tij për kërkesat dhe nevojat e mia si individ dhe si shqiptar këtu në RMV. Prandaj i nderuari Afrim sic thashë tani je pjesë e pushtetit e kjo nënkupton se je pjese edhe e mundësive më të shumta, më reale dhe më të mëdha dhe njëkohsisht edhe e përgjegjsive më reale sesa kur ke qenë në opozitë dhe me plot bindje po ta themë se ti dhe Partia Alternative tani mund të bëni dicka për mua se po ta themë se  me ngel për partinë e liderit A.A unë edhe 30 vitet e ardhëshme do të mbetem jashta mundësive për të gjetur një vend pune. Këta te BDI-se o Afrim Gashi edhe kur isha pjesë e procesit të punës në TVM ku punoja si gazetar mundoheshin të më largonin nga vendi i punës sepse cuditërisht më patën përcaktuar dhe etiketuar si armik të tyre prandaj donin të më bënin o montazhist o ndoshta edhe pastrues por asesi nuk donin të më linin të punoj atë që unë e doja më së shumti në Televizion pra të jemë gazetar. Këta të BDI-së Afrim më kanë futur padrejtësisht në grupin e atyre strukturave të PDSH-së të cilët sa Ishin në pushtet ndoshta u kanë bërë pengesa në Televizion këtyre qe e themeluan BDI-në. Unë këtyre në BDI mund tu guarantoj se asnjëher asesi dhe në asnjë variantë nuk kamë qenë as autor e as bashkpjesmarrës i atyre veprimeve kunder BDI-së  gjat vitit 2002, në të cilat më kanë ngatrruar këta të Partisë së AA. Prandaj Afrim Gashi trego madhështine tëndë se të njoh mirë sepse thash unë e ti njihemi prej vitit 1994 dhe njeriu që ka ndonjë hall dhe nevojë mbeshtetet te njerezit e mirë e të ndershëm sic je ti. Unë pra themë se të njoh ty si të tillë prandaj ka ardhur koha ti vërtetoj këto bindjet dhe konsideratat e mia të larta e pozitive për ty Afrim Gashi.