9 viktima dhe 2.071 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 6.010 teste, ndërsa janë regjistruar 2.071 raste të reja me COVID-19.

Nga numri total i rasteve të reja (2071), janë regjistruar 275 riinfektime.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 1.450 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 9 persona të vdekur: 4 të vdekur nga Shkupi (66, 70, 85 dhe 91), 2 nga Velesi (54, dhe 89) dhe një i vdekur nga Gjevgjelia (59), Struga (86) dhe Dellçevëa (61).

Poashtu janë regjistruar edhe dy të vdekur nga Shkupi (88 dhe 84) me datë 05.01.2022 dhe 20.01.2022.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 252.947, numri i të shëruarve është 225.056, numri i të vdekurve është 8.177, ndërsa numri i rasteve aktive është 19.714.