34 sanksione për shpejtësi tej normave të lejuara në territorin e SPB Tetovë

Dje (19.01.2022) në periudhën prej orës 08.00 deri në ora 20.00 bnë territorin e SPB Tetovë është kryer kontroll i intensifikuar për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve që drejtojnë automjet me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e përcaktuar, me ç’rast janë sanksionuar 34 drejtues mjetesh. Gjashtë prej tyre lëviznin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe një automjet me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. 10 drejtues mjetesh kanë tejkaluar shpejtësinë në një zonë të banuar dhe 24 nga jashtë zonës së banuar. Për të gjithë shkelësit janë përgatitur parashtresat e përkatëse.
Aksionet e intensifikuara të kontrolleve në qarkullim do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. SPB Tetovë apelon drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit dhe të kontribuojnë për rrugë më të sigurta në rajonin e Pollogut dhe më gjerë.