23-vjeçarja që ka 11 fëmijë, dëshiron akoma më shumë

Një grua ka befasuar me numrin e fëmijëve që ka.
23-vjeçarja, Christina Ozturk deri më tani ka 11 fëmijë dhe ka befasuar me rrëfimin e saj, transmeton lajmi.net.


Ajo e përshkruan veten në Instagram si ajo që “bashkon Rusinë, Turqinë dhe Gjeorgjinë”. Në fakt, është aq e dashuruar me fëmijët, sa po planifikon të ketë një familje edhe më të madhe.Kur Christina ishte 17 vjeç, ajo solli në jetë fëmijën e saj të parë, Victoria. Ajo ishte një nënë beqare, por jeta i ndryshoi kur ajo u takua me burrin e saj aktual teksa ishte me pushime. Sipas saj, ai u dashurua me të me shikim të parë dhe i kërkoi të martoheshin dhe të kishin shumë fëmijë.Shumica e fëmijëve të Christina-n kanë lindur në të njëjtën kohë dhe janë në të njëjtën moshë! Meqenëse është e pamundur të kesh kaq shumë fëmijë në të njëjtën kohë, ajo dhe bashkëshorti i saj vendosën për lindjet surrogate.Edhe pse nuk i lindi të gjithë, ajo është nëna e tyre biologjike. Çifti dëshiron të ketë edhe dhjetëra fëmijë të tjerë, por ende nuk kanë planifikuar një numër të saktë.Partneri i saj milioner, 56 vjeç, është një super baba i cili sigurohet që nevojat e të gjithëve të plotësohen në familje. Për ta ndihmuar Christina-n të kujdeset për fëmijët në mënyrën më të mirë, ata kanë dado dhe disa ndihmëse.