Zvicra vendos masa të reja, hyrja vetëm me test

Pas rritjes së rasteve me Covid-19 dhe nga kujdesi ndaj variantit Omicron, Zvicra ka ashpërsuar masat.


Ministria e Punëve të Jashtme njofton se duke nisur nga sot të gjithë personat që hyjnë në Zvicër duke përfshirë edhe ata që janë vaksinuar ose janë shëruar nga Covid-19, duhet të testohen paraprakisht.

Njoftimi i ministrisë së Jashtme

Duke filluar nga data 4 dhjetor, të gjithë personat që hyjnë në Zvicër, duke përfshirë edhe ata që janë vaksinuar ose janë shëruar nga Covid-19, duhet të testohen paraprakisht.

Përveç testimit para mbërritjes, një test i dytë, ose PCR ose antigjenik, duhet të kryhet në hapësirën kohore mes ditës së katërt dhe të shtatë, pas mbërritjes në Zvicër.

Këto janë rregullat e reja të vendosura nga qeveria e Zvicrës, për të kufizuar përhapjen e pandemisë Covid-19.