Vetëvrasja ndihmohet legalisht në Zvicër dhe ata që e dëshirojnë do të kenë në dispozicion një metodë të re.
Përkatësisht, kapsulat Sarco kanë kaluar rishikimin ligjor dhe tani mund të përdoren në Zvicër. Ato u krijuan nga printimi 3D dhe aplikimi i tyre në Zvicër mund të fillojë në vitin 2022.

Është projektuar nga Dr. Philip Nitschke, dhe kapsula mund të sigurojë një vdekje paqësore.
“Lehtësia për personin që e përdor është se ata nuk kanë nevojë të marrin ndonjë leje, nuk kanë nevojë për ndonjë mjek të veçantë që të përpiqet të fusë gjilpërën dhe nuk duhet të marrë ilaçe të rënda,” tha Nitschke.

Personi ngadalë humbet vetëdijen dhe më pas vdes
Kapsula aktivizohet nga brenda dhe mund të tërhiqet zvarrë në vendin ku personi dëshiron të vdesë.
Pasi të aktivizohet, kapsula mbushet me azot dhe oksigjeni zvogëlohet. Pas kësaj personi humbet vetëdijen dhe përfundimisht vdes.
Procesi i vdekjes, thonë ata, zgjat më pak se një minutë.

Holanda, Zvicra, Belgjika, Luksemburgu, Kanadaja dhe Kolumbia lejojnë vetëvrasjen e asistuar, megjithëse secila ka rregulla të ndryshme për këtë. Pothuajse të gjitha vendet që lejojnë këtë praktikë kërkojnë që njerëzit të kenë një gjendje të pashërueshme ose terminale që nuk mund të kurohet dhe u shkakton atyre vuajtje.
Zvicra nuk ka ligje që e ndalojnë këtë praktikë.