Zejdi: As në ëndërr s’bëjmë grup parlamentar me Kastriot Rexhepin

Skender Rexhepi-Zejd nga Alternativa në ClickPlus në TV21 tha se nuk do të pranojnë deputetin e Besës, Kastriot Rexhepi që të formojnë grup parlamentar.

“Besa është në opozitë tash, do të thotë nuk është pjesë e shumicës.-Me zotëri Kastriot Rexhepin? As në ëndërr!”, tha Rexhepi.

Ndryshe pas vendimit për t’u bërë pjesë e shumicës parlamentare, Alternativa ka dalë nga grupi i përbashkët me Aleancën për Shqiptarët.

Që të funksionojë si grup parlamentar, Alternativa duhet të sigurojë edhe një deputet, pasi për formimin e grupit parlamentar duhen së paku 5 deputetë, ndërsa Alternativa ka katër deputetë në Kuvend.