Tani është moderatorja më e zëshme e këtij fundviti.

Fjala është për Bora Zemanin, e cila po përmendet çdo ditë në mediat rozë.

Bora momentalisht moderon emisionin e dashurisë “Për’puthen”. Por, a e dini se cila ka qenë puna e parë që ka bërë Bora?

Para tre vitesh në emisionin “Xing me Ermalin” ajo ka treguar se puna e saj e parë ka qenë velinë.

I ngacmuar nga Ermali për fustanin e shkurtër ajo ka thënë se puna e saj e parë pikërisht ka qenë “me shalët jashtë”.

Ndryshe, Bora po përkrahet pafundësisht nga historia e trekëndëshit mes saj Donaldit dhe Beatrixës.