Zanfina Ismaili: Tash secila i ka fry buzët më shumë se tjetra, por unë i kam hequr

Edhe pse që disa vite është distancuar nga muzika, Zanfina Ismaili, vazhdon të jetë afër ndjekësve të saj përmes postimeve dhe aktiviteteve që i zhvillon në rrjetet sociale. Së fundmi Zanfina ka realizuar një bashkëbisedim me ndjekësit e saj, të cilët kanë pasur mundësinë ta pyesin për shumëçka.


Shumë pyetje të ndjekësve kanë marrë përgjigje nga Zanfina, e njëra nga to ka qenë koment për fyerjen e buzëve që kishte bërë këngëtarja shumë vite më parë.

“Kur i ke fryrë buzët ti kanë folur krejt, tani më keq po i bëjnë e ju ka mbyllur goja”, i ka thënë një ndjekëse.

Këtu Zanfina ka shtuar se atëkohë ishte bërë temë në tërë shtetin, por thotë se tani më nuk i fryen buzët dhe pret që edhe të tjerat të veprojnë si ajo.

“Po bre u pata bërë temë në gjithë shtetin, tani që secila i ka ‘fryrë’ më shumë se tjetra po i bie që më kanë lakmuar. Po unë moti i kam heq, tani le të fillojnë tjerat me i heq”, u përgjigj Ismaili.