Kryeministri foli edhe për ministritë dhe drejtoritë që do t’i merr Alternativa:

“Do të ketë tre zv/ministra në arsim, kulturë dhe resori i tretë do të precizojmë, edhe pse mbetet të jetë e bujqësisë”, u shpreh Zaev.
Ai tha se Alternativës do t’i takojmë MEPSO dhe disa drejtori tjera” tha Zaev.

Ndërkaq, për ministrin e Shëndetësisë, Zaev tha se Bekim Sali është emër i pranueshëm për të, mirëpo sipas tij, për këtë duhet të vendosin organet e partisë Alternativa.

Zaev shtoi se brenda javës që vjen do të dalin me emra për pozitat konkrete./TS