Ekrani i Radio Televizionit të Serbisë u errësua për pak kohë pasditen e djeshme, pikërisht në orën 18:21, gjatë fjalimit të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, thonë mediet në Kosovë.

Arsyeja ishte sabotimit që i bëri kreut të shtetit serb një i ri nga Beogradi. Në kushte anonimati, ai foli me gazetën Nova dhe rrëfeu se kishte shkulur kabllot në furgonin e televizionit. “Të gjithë shkruajnë në rrjet sesi Kapadaiu i Lartë ka përsëri konferencë të jashtëzakonshme, me të cilën do t’i bëjë njerëzve në mbarë Serbinë shpëlarje truri. Presidenca është në rrugën nga kaloj unë; aty mendova ti shkëpus kabllot furgonit të transmetimit të TV Pink dhe atij të Radio televizionit publik serb. Kështu mund të shpaguaja sadopak të gjitha torturat ndaj të cilave ekspozohemi çdo ditë”, ka thënë ai.

I riu ka vazhduar më tej rrugën sikur nuk kishte ndodhur asgjë. “Mendoni lumturinë time, dy furgonë të bllokuar. Vetëm pas rreth një ore i pashë përmasat e veprimit tim dhe shkova në shtrat me një buzëqeshje të madhe në fytyrë”, është shprehur ai.

Top Channel