Policia është në kërkim të prindërve të adoleshentit që vrau katër shokët e tij të klasës në një shkollë të mesme në Miçigan, disa orë pasi ata u ndoqën penalisht për vrasje nga pakujdesia sepse i blenë djalit të tyre një armë si dhuratë për Krishtlindje, duke injoruar shenjat paralajmëruese.

Një urdhër arresti është lëshuar për James dhe Jennifer Crabley . Ata u thirrën për t’u paraqitur sot në gjykatë, tre ditë pasi djali i tyre, 15-vjeçari Ethan u procedua penalisht.

Katër ditë para sulmit në shkollë, Ethan shoqëroi babanë e tij në një dyqan lokal armësh, ku James Crumbley bleu armën gjysmë automatike.

Më vonë atë ditë, Ethan postoi foto të armës në rrjetet sociale , duke shkruar: ” Sapo mora bukuroshen time të re sot”. Të nesërmen nëna e tij shkroi se të dy “provojnë dhuratën e tij të re të Krishtlindjes “.

Ligji i Miçiganit ndalon këdo nën moshën 18 vjeç që të blejë ose posedojë një armë zjarri. Disa përjashtime bëhen vetëm në rastin e gjuetarëve të licencuar, me kusht që ata të mbikëqyren nga një i rritur.

“Akuzat (kundër prindërve) synojnë të mbajnë përgjegjës për këtë tragjedi.