Fshati Shipkovicë e Tetovës është mbuluar i tëri nga dëbora.

Reshjet e dendura, kanë krijuar shtresë të trashë të dëborës në rrugë, sa hyrjet dhe daljet në fshat janë bërë të vështira apo thuajse të pakalueshme.

Derisa reshjet vazhdojnë të jenë të dendura, banorët e kësaj ane janë shprehur të shqetësuar për gjendjen e rrugëve, të cilat siç thonë, mund të sjellin deri te bllokimi i fshatit.