“Vetëm lyhet dhe puthet gjithë ditën”, Big Mama e ashpër me Beatrixën

Debatet dhe komentet mes banorëve janë tashmë pjesë e pandashme e tyre, teksa kanë diskutuar përballjet dhe reagimet e bëra të natës së spektaklit. “Big Mama” dhe Arjola kanë reaguar të revoltuara ndaj sjelljeve të Beatrixës.

Lidhur me reagimet e bëra, më të revoltuarat kanë qenë aktorja tropojane, Arjola Demiri dhe këngëtarja, “Big Mama” të cilat kanë shprehur rezervat e tyre për këngëtaren kosovare, Beatrix Ramosaj, e cila tani ka javë që qëndron vetëm me Donaldin.

‘’Beatrixën kurrë nuk e kam parë të përmbajtur në shtëpi, por reagimi im nuk ishte në atë kuptim. Ajo u ofendua sepse erdhi dhe më pyeti: A vetëm lyhem gjithë ditën unë?”, tha ajo.

Teksa, “Big Mama” reagoi duke thënë se Beatrixën nuk e ka parë kurr në një gjendje tjetër përveçse duke bërë make-up apo puthur me Donaldin. “Ja ku po e them unë, Beatrix vetëm di të lyhet dhe të puthet. Asgjë tjetër nuk kam parë nga ajo”, u shpreh ajo