Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tregoi se menjëherë pas zgjedhjes së Qeverisë së re, do të kthehet në profesionin e tij në Klinikën e neurokirurgjisë.

“Kjo ishte një përvojë e madhe por mjaftë nga politika. Menjëherë pas përfundimit të rikonstruktimit të Qeverisë, do të kthehem në profesionin tim si neurokirurg në Qendrën klinike”, tha sot Filipçe në deklaratë për TV24.

I pyetur nëse konsideron për ambasadorë ose angazhuan tjetër në politikë, ai tregoi se kjo gjë nuk është opsion.