Vëllezërit rrihen mes vete në Mitrovicë

Dy vëllezër janë arrestuar në Mitrovicë pasi janë rrahur mes vete.


Policia bën me dije se të dyshuarit kanë pasur një mosmarrëveshje dhe më pas janë kanosur, transmeton Klankosova.tv.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar (vëllezër), pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje, janë kanosur dhe përleshur fizikisht në mes vete. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia.