Ka vdekur të martën në mbrëmje, Muharrem Zymberi, babai i heroit të Kosovës, Enver Zymberi.

Për vdekjen e tij kanë njoftuar familjarët përmes rrjeteve sociale këtë të mërkurë.

“Të ALLAHUT jemi dhe te Ai do kthehemi. Mbrëmë mbramë ndërroi jetë Baba jonë Muharrem Zymberi. E lus Zotin e madhërushem që të mëshirojë shpirtin e tij ,e qofsh prej banorve të Xhenetit Firdeus”, ka shkruar vajza e tij Shyretja.

Familjarët kanë konfirmuar se varrimi i të ndjerit bëhet të enjten nga ora 13:00 në fshatin Dubovc të Vushtrrisë.

Enver Zymeri ishte vrarë më 25 korrik të vitit 2011 gjatë një aksioni të Policisë së Kosovës në veri të vendit.