Donald Trump doli pozitiv me Covid-19 tre ditë përpara debatit të tij të parë kundër Joe Biden. Kështu ka bërë me dije në një libër të ri ish-shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë Mark Meadows.

Meadows shkruan gjithashtu se megjithëse e dinte se çdo kandidat duhej “të dilte negativ nga COVID brenda shtatëdhjetë e dy orëve nga koha e fillimit … Asgjë nuk do ta ndalonte Trump të dilte atje”.

Sidoqoftë, zbulimi i një testi pozitiv të pa raportuar pason një vit spekulimesh nëse Trump, në atë kohë, e kishte virusin kur u përball me Biden, 77 vjeç, në Cleveland më 29 shtator, dhe çfarë rreziku mund të kishte paraqitur.

Trump njoftoi se ishte infektuar me Covid më 2 tetor. Shtëpia e Bardhë tha se ai e tregoi rezultatin brenda një ore nga marrja e përgjigjes.