Tomshiq nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës: Çdo fëmijë për ne është i rëndësishëm, me qasje sistematike sigurojmë arsim cilësor dhe gjithëpërfshirës

Qeveria dhe Ministria e Arsimit dhe e Shkencës gjatë viteve të kaluara kanë bërë hap të rëndësishëm drejt arsimit gjithëpërfshirës. Punësuam 500 asistentë arsimorë që të marrin rrogë nga Buxheti i MASH. Gjithashtu shkollat fillore speciale i shëndrruam në qendra burimore. Ato gradualisht shëndrrohen në mbështetje të fortë për shkollat fillore, ku me mësim të rregullt mësojnë fëmijët me pengesa .
Këtë e theksoi Dushan Tomshiq , këshilltar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, në fjalimin e tij në tryezën e rrumbullakët me temë Arsimi gjithëpërfshirës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, organizuar nga Fakulteti Filozofik – Instituti për Edukim Special dhe Rehabilitim së bashku me Fakultetin Pedagogjik në Tetovë, ku morrën pjesë dekanët e të dy fakulteteve, profesorët, përfaqësuesit e qeverisë, BZHA, nxënësit me pengesa dhe prindërit e tyre.
Tomsiq theksoi se që nga viti 2019, kur u miratua Ligji i ri për Arsimin Fillor,me të cilin është përcaktuar përfshirja e plotë e nxënësve me pengesa në shkollat fillore, përmes sjelljes së konceptit për arsim gjithëpërfshirës në vitin 2020 dhe akteve nënligjore të miratuara këtë vit, është përfshirë një pjesë nga Rregullorja për arsimin gjithëpërfshirës dhe është duke u përgatitur ligji i ri për arsimin e mesëm ku do të rregullohet ligjërisht mbështetja e nxënësve me pengesa në shkollat e mesme.
“Vazhdimisht po forcohen edhe shërbimet profesionale në shkolla dhe po angazhohen pedagogë shtesë , psikologë dhe defektolog aty ku nuk ka pasur, ose nuk kanë qenë në numër të mjaftueshëm dhe proporcionalisht me numrin e nxënësve që kanë nevojë për mbështetje profesionale. Është në rrjedh realizimi i Projektit “Bëhu IN, bëhu Inkluziv, bëhu i gjithpërfshirë”, i cili gjatë periudhës shtator – dhjetor 2021, ka paguar 462 fëmijë me pengesa që janë regjistruar këtë vit shkollor në klasën e parë dhe të dytë në shkollat e rregullta. Për të inkurajuar regjistrimin e nxënësve me pengesa në arsimin e rregullt. “Përmes projektit po zhvillojmë edhe mbështetjen e kujdestarit, në mënyrë që këta fëmijë të kenë mbështetje shtesë në përvetësimin e përmbajtjeve mësimore”, tha Tomshiq.
Këtë vit është rritur numri i bursave përmes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për nxënësit me pengesa nga shkollat e mesme publike dhe private, përkatësisht janë ndarë 100 bursa për nxënësit pengesa për vitin shkollor 2020/2021.
Tomshiq theksoi se pas shumë vitesh, shkollave fillore me qendër burimore, këtë vit u janë ndarë mjete prej 2.500.000 denarë për blerjen e pajisjeve dhe mjeteve didaktike në mbështetje të arsimit gjithëpërfshirës. Po ashtu, për shkollën “Zllatan Sremec” nga Shkupi, me mbështetjen e Fondacionit Pestaloci dhe Hapni Dritaret, janë siguruar 1.000.000 denarë për blerjen e pajisjeve dhe materialeve didaktike për shkollën dhe për qendrat mbështetëse të cilët janë nën kompetencën e tyre.
Sigurimi i qasjes është kusht i detyrueshëm që duhet të plotësohet për marrjen e mjeteve financiare për përshtatjen, rinovimin ose ndërtimin e një shkolle me mjetet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
“Shkolla fillore me qendër burimore “Idnina” në Shkup do të marrë objekt të ri, për të cilin tani më është përgatitur projekti dhe në rrjedh janë procedurat për marrjen e lejes për ndërtim”, theskoi Tomshiq.
Në pjesën e materialeve mësimore, sipas Konceptit të ri për arsimin fillor, tekstet për klasën e parë dhe të katërt janë përshtatur për nevojat e nxënësve me vështirësi, gjegjësisht të shtypura në alfabetin e Brajit, ofrohen në format audio, nëse është e nevojshme do të shtypen edhe me një font më të madh të shkronjave, ndërsa me mbështetjen e UNDP-së, është krijuar një audio lexues që mund të lexojë materialet mësimore në Gjuhën maqedonase dhe Gjuhën shqipe. Gjithashtu, në bashkëpunim me platformën e UNICEF-it EDUINO, do të ketë titra të përmbajtjeve në gjuhën maqedonase dhe shqipe.
“Qëllimi ynë është që çdo fëmijë të ketë qasje në të gjitha nivelet e arsimit, në baza të barabarta me nxënësit e tjerë. Kjo është arsyeja pse ne jemi të përkushtuar që të krijojmë kushte dhe mundësi që këta nxënësit të realizojnë potencialin e tyre në mënyrë që ata të përfshihen në tregun e punës dhe në shoqëri”, tha Tomshiq, duke shtuar se këto aktivitete kërkojnë mbështetje nga të gjitha nivelet e pushtetit , veçanërisht nga pushteti vendor, komuniteti akademik, organizatat civile si dhe nga prindërit dhe fëmijët për të cilët janë destinuar të gjitha këto ndërhyrje.


Në pyetjen për momentin a duhet të shkojmë në përfshirjen graduale ose ajo të futet në mënyrë sistematike dhe në tërësi, në të gjitha nivelet e arsimit, Tomshiq u përgjigj se që të bëjmë hapa të vegjël kemi pasur kohë gjatë 30 viteve të fundit, por nuk e kemi bërë.
“Hapat e guximshëm, investimet dhe investimet më të mëdha në një përfshirje kaq gjithëpërfshirëse janë zgjidhje shumë më e mirë se të lëshojmë gjenerata të fëmijëve.” Ata që nuk përfshiheshin në arsim , tani janë të rinj apo të rritur, por të mbyllur në shtëpi, pa arsim, pa mundësi punësimi, me prindër të moshuar ku pas largimit të tyre do të duhet të kujdeset shteti për ata . Kjo është përfshirja që zbatohet në vendin tonë në 50 vitet e fundit. Nuk mund të kërkojmë arsyetime për të rrezikuar të ardhmen e këtyre fëmijëve, të cilët sipas të gjitha konventave të nënshkruara nga shteti ynë, kemi për obligim t’i përfshijmë në arsim. Shteti duhet të investojë për këta fëmijë jo vetëm në pesë shkolla, por në të gjitha. “Këtu janë edhe komuna që duhet të ndajnë mjete nga bllok dotacione për përfshirjen e fëmijëve me pengesa në arsimin e rregullt”, tha Tomshiq.