Testi për policët në Shqipëri, 15 efektivë në Vlorë rezultojnë përdorues droge

15 efektive kanë dalë pozitiv në testi e drogës që janë bërë në drejtorinë vendore të policisë së Vlorës.


Bëhet me dije se efektivët kanë rezultuar me përmbajtje lende narkotike nga analizat që janë bërë së fundmit.

Nga këta efektivë, mësohet se disa prej tyre kanë kundërshtuar rezultatin e testit. Ata pretendojnë se nuk kanë konsumuar kurrë në jetën e tyre drogë. Efektivët ngrenë dyshime se rezultatet mund të kenë ardhur si pasojë e përdorimit të ilaçeve shëndetësore që përdorin, kryesisht për tensionin.