Figurën e Esat Pashë Toptanit e njohin gjithë shqiptarët si një tradhëtar i regjur i cili u ekzekutua nga atdhetari Avni Rustemi shkruan TetovaSot .
Por kjo figurë simbolikisht ose jo është përmendur në një postim në rrjetin social facebook nga sekretari i ASH-së Arben Taravari.Njeriu i dytë i ASH-së përmes këtij postimi thotë midis të tjerash se çdo Esat i sotëm që shet e blen fatin e njerëzve do na kushtojë shtrenjtë ndër shekuj!
Taravari shkruan se kronikat historike tregojnë se Esat Pashë Toptani e shiti fatin e vendit disa herë duke sjellë pasoja të paimagjinueshme që janë të qarta edhe sot që ka kaluar më shumë se një shekull.
“Ndaj duhet të kemi parasysh se çdo Esat i sotëm që shet e blen fatin e njerëzve do na kushtojë shtrenjtë ndër shekuj!” shkruan Taravari
Të përkujtojmë se Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në një emision debativ që u zhvillua në ClickPlus në TV21 tha se organet e partisë duhet të mblidhen dhe të përmirësohet. Taravari thotë se duhet të ketë përgjegjësi për rezultatin e zgjedhjeve lokale.

“Përgjegjësi patjetër se duhet të kemi, as që diskutohet. Analiza kemi. Çdo degë i bën vetë për vete. Pastaj në Kuvend Qëndrorë bile dhe kemi formularë prej të cilave kërkojmë mendim prej çdo anëtari të Kuvendit të degës, e cila pastaj analizohet prej Qendrës Analitike të Aleancës për Shqiptarët, këto rezultate pastaj i paraqesim para kuvendarëve”, tha mes tjerash Taravari.TetovaSot