“Nënshkruani marrëveshjet e reja” – kjo ishte kërkesa para Ministrisë së shëndetësisë nga stomatologët specializantë. Kërkuan që t’i pranojë në takim ministri dhe u ankuan para gazetarëve që nuk kanë të drejtë për pushim mjekësor për shkak se nuk kanë zëvendësim dhe punojnë me normë. Në vitin 2020 Qeveria solli vendim që të mbyllen ordinancat stomatologjike si profesion më i cenuar si dhe iu ndau mjete ordinancave specialistike. Pandemia ende po zgjat, ndërsa mjetet në muajin e gjashtë janë kthyer në Fondin për shëndetësi nga ata ordinanca që nuk e kanë arritur normën.

“Sot jemi këtu të mbledhur që të tregojmë papajtueshmërinë tonë nga institucionet relevante të cilat 15 vite kanë raport injorues. Ne kërkojmë që puna jonë intelektuale dhe përvoja shumëvjeçare të paguhen në mënyrë adekuate. 15 vite po mundohemi të negociojmë me Fondin e shëndetësisë por e gjithë kjo pa sukses edhe pse e dinë që marrëveshjet tona janë që nga viti 2007”, tha D-r Verica Dimovska, kryetare e Shoqatës së Stomatologëve Specializantë.

“Dëshiroj të shfrytëzoj këtë mundësi që ministri i tanishëm dhe i ardhshëm i shëndetësisë të gjejë mirëkuptim për problemet e stomatologëve dhe të ulemi në tavolinë të përbashkët dhe të zgjidhim problem pas problemi”, theksoi Oliver Manasiev, kryetar i Odës së Stomatologëve Specializantë.

Në fillim u është thënë se do të takohen me zv.ministrin e shëndetësisë, e më vonë i pranoi vetë ministri.

“D.mth. na pranoi Ministri i shëndetësisë, kishim takim të shkurtër. Theksoi se kërkesat tona janë reale dhe për nesër na caktoi takim me Drejtorin e Fondit. Edhe ai erdhi aty, i shqyrtuam së bashku kërkesat që të zgjidhim problemet. Ata kërkesa që i kemi janë reale dhe duhet të zgjidhen”, tha Nenad Popovski, Shoqata e Stomatologëve Specializantë.

Nëse nuk zgjidhen problemet e stomatologëve specializantë, ata paralajmërojnë se do të vazhdojnë me protestat pas takimit të nesërm.