Stoillkovski: Kovaçevski asnjëherë s’ka qenë student i Harvardit

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski në konferencë për shtyp deklaroi se kryetari i ri i LSDM-së asnjëherë nuk ka qenë student i Harvardit, teksa ka vizituar një kurs treditor të shtrenjtë ku nuk jepet diploma.

“Kovaçevski asnjëherë nuk ka qenë student i Harvardit, por ka vizityuar kurs treditor të shtrenjtë ku nuk jepet diploma. Kovaçevski nuk dallon as për një milimetër dhe nuk do të heq dorë nga politikat e dëmshme të zaevizmit. Ai nuk është asgjë më ndryshe nga data në BE, 500 kilometra autostradë, 500 euro pagë, shëndetësi evropiane”, tha Stoilkovski.