Si e sulmoi popi Papën? (VIDEO)

Papa Françesku është ofenduar nga një prift ortodoks gjatë vizitës në Athinë.


Sapo kreu i Kishës Katolike mbërriti në Kryedioqezën e Athinës, popi u shfaq duke bërtitur.

“Papa, ti je heretik”, dëgjohet duke bërtitur ai, ndërsa u rrethua e neutralizua menjëherë nga forcat e rendit që e përcillnin papën.