“Shumicë e re, 61 deputetë”/ Pse nuk arriti opozita të rrëzojë Qeverinë? Ja ç’thotë Taravari

Arben Taravari, sekretar i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët në paraqitje e tij në ClickPlus në TV21 nuk deshi të komentojë se pse nuk arritën të rrëzojnë Qeverinë. Taravari thotë se atë ditë kanë pritur paraqitjen e deputetit të Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi

“Pse deputeti nuk u lejua atë ditë të vije, tash shëtitet me 5-6 vetë sigurim. Pse nuk u lejua atë ditë të vijë me 5-6 vjetë”, tha mes tjerash Taravari.

Taravari tha se deputeti Kastriot Rexhepi ka qenë një nga iniciatorët për rrëzimin e kësaj Qeverie.

“Kastrioti ka qenë një prej iniciatorëve brenda Besës që ka insistuar, si është ndryshuar mendja e Kastriotit për 7-8 ditë unë nuk e di”, tha mes tjerash Taravari.