Sot më 03 dhjetor në ditën e personave me nevoja veçanta ne si Shoqatë e peronave me nevoja të veçanta Mirësia A.B apelojmë te të gjithë njrëzit e rëndomtë, zemër mirë dhe human që tu kushtojnë pak më shumë vemendje, ta shtojnë respektin si dhe kujdesin për personat me nevoja të veçanta. Krejt çka duhet të bëhet për ta apo më konkretisht për ne pra paraprakisht të gjithë duhet të shprehin vullnet, dëshirë dhe gatishmëri që ne të përkrahemi dhe të ndihmohemi si kategori e veçantë, më e rrezikuar dhe e lëndueshme e njerëzve me qëllim që ne të mund ti tejkalojmë më me lehtësi vështirsitë, sfidat dhe pengesat me të cilat ballafaqohemi në jetën tonë të përditshme. E të gjithë ne sa për informim në përditshmërinë tonë në këtë jetë fatkeqsisht ballafaqohemi jo vetëm me një vështërsi,sfidë dhe pengesë por ne ballafaqohemi me më shumë prej tyre që u përmendën më lartë. Pra vështërsitë tona janë jo vetëmm fizike por ato jo rrallherë janë edhe të natyrës dhe të karakterit psiqik, të cilat na shkaktojnë akoma më tepër vështërsi dhe telashe për mirvajtjen dhe mbarvajtjn jo vetëm të jetës tonë fizike por edhe të asaj psiqike. Këto gjithashtu na pengojnë dhe na shkaktojnë vështërsi tjera pasiqë na bëjnë të palumtur e ndonjëher edhe të pikëlluar si qenie njerëzore për shkak të gjendjes tonë të pavolitshme fizike. Përkujtojmë se për një person me nevoja të veçanta përkujdesi dhe trajtimi i barabartë njerëzor janë momente shumë të rëndësishme dhe shumë domethënëse që ndikojnë dhe kontribuojnë për ngritjen e moralit dhe të disponimit njerëzor të cilat shpesh here te ne bien edhe në nivele shumë të ulëta si njerëz të cilët përditë ballafaqohemi me pengesa të shumta dhe të shpeshta gjatë jetës tonë të përditshme. E në të çdo gjë jonormale shkakton nervozë dhe stres gjendje psiqike të cilat neve na e rëndojnë dhe na e vështërsojnë akoma edhe më shumë jetën tonë të edhe ashtu të vështirë shpesh edhe të padurueshme. Përkujtojmë se kujdesi dhe trajtimi njerëzor për ne nuk janë kërkesa ekskluzive dhe maksimaliste por nevoja të kuptueshme dhe të arsyeshme të cilat ne si persona me nevoja të veçanta do të na e kthenin besimin dhe bindjet e vërteta dhe pozitive se edhe për ne ka shpresë dhe jetë në këtë nënqiell të quajtur shoqëri njerëzore. Ne pra nuk jemi të lumtur me gjendjen tonë fizike ndërsa palumturinë tonë dhe mosdisponimin na e shton edhe fakti se ne ndonjëher edhe mund të jemi shkaktar dhe faktorë edhe për prishjen e lumturisë si dhe për uljen e disponimit pozitiv për personat e tjerë që na rrethojnë në jetën tonë e të cilët shumë shpesh na disponojnë dhe na bëjnë të lumtur duke na ndihmuar ne që të bëhemi më të relaksuar më dhe më të gëzuar gjë që u jemi mirnjohës dhe falenderues ne aryre tërë jetës. Por qtë bëjmë ne të gjithë i sigurojmë se në asnjë mënyrë ne nuk duam dhe nuk do të donim që askend ta bëjmë të palumtur e aq më pak të jemi shkaktar që ta pikëllojmë dikë në jetë. Por ne jemi këtu dhe duam që së bashku të tentojmë që ta bëjmë të lumtur njëri tjetrin. Në këtë mënyrë besojmë dhe shpresojmë se do të kontribuojmë që në këtë botë jo të përkryer të gjitha gjërat të vendosen në njëfar rregulli normal dhe në një rend funkcional. Prandaj edhe njëher apeli ynë si shoqatë e personave me nevoja të veçanta Mirësia A.B është që të bëhen përpjekje normale që të ndihmohen dhe përkrahen personat me nevoja të veçanta duke u dhuruar atyre apo më konkretisht duke na dhuruar të gjithë neve pak më shumë respekt, trajtim njerëzor dhe pak më tepër dashuri njerëzore.