Shkupi pret hap politik inkurajues nga Sofja

Në prag të Këshillit të punëve të përgjithshme sot në Bruksel dhe Shkup me mesazh se bllokada e integrimeve evropiane për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është a padrejtë, e pajustifikueshme dhe krijon mosbesim në mbarë rajonin. Priten hapa politik inkurajues nga të gjithë anëtarët e Unionit, në radhë të parë nga Republika e Bullgarisë, por edhe nga partnerët e tjerë në BE.


Sofja në takim do të përfaqësohet nga kryeministri i ri Kirill Petkov, i cili sipas njoftimeve do ta mbrojë pozicionin kornizë të Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut të përcaktuar nga qeveria teknike – për fillimin e negociatave aderuese vetëm për Shqipërinë, por jo edhe për Maqedoninë e Veriut.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, këtë e theksoi dje në takimin e ministrave të jashtëm nga Ballkani Perëndimor, që u mbajt me ftesë të sekretares së Shtetit për Punë të Jashtme, Komonuelth dhe Zhvillim të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, Liz Trus.

Të ftuar specialë në takim ishin përfaqësuesi special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stjuart Piç, përfaqësuesi special i BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Beograd-Prishtinë, Mirosllav Lajçak dhe zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit për çështjet evropiane dhe euroaziatike dhe njëherit përfaqësuesin special të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“Bllokada e integrimeve evropiane për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është e pasaktë, e paarsyeshme dhe kjo krijon mosbesim në gjithë rajonin. Nevojiten hapa të guximshëm politikë nga të gjithë anëtarët e Unionit, para së gjithash nga Republika e Bullgarisë, por edhe nga partnerët tjerë në BE-së; Këtu, natyrisht, llogaris në gatishmërinë tonë për kompromise të sinqerta, me qëllim mbylljen e këtij kapitulli dhe hapjen e perspektivave për Maqedoninë e Veriut dhe për gjithë rajonin. Jam i bindur se kjo është mënyra më e thjeshtë dhe sigurisht, për momentin, mënyra e vetme me të cilin mund të krijohet një moment i ri evropian dhe euroatlantik në Ballkan”, tha Osmani duke folur për gjendjet aktuale në Ballkan dhe bllokadën e eurointegrimeve të Shkupit dhe Tiranës.

Në këtë drejtim, Osmani e përshëndeti vendimin e Qeverisë Britanike për emërimin e të Dërguarit Special të Mbretërisë së Bashkuar të ngarkuar për rajonin e Ballkanit Perëndimor, Sir Stuart Peach, duke e vlerësuar atë si një akt që do të kontribuojë në përmirësimin e stabilitetit dhe prosperitetit rajonal si dhe për promovimin e institucioneve të fuqishme demokratike dhe shoqërive të hapura.

Zhvillimi i marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy vendeve, si dhe sfidat rajonale dhe perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut, ishin temë e diskutimit në takimin e ministrit Osmani, gjatë qëndrimit të tij në Londër me Sekretaren e Shtetit për Komonuelthin dhe Zhvillimin në Mbretëria e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës e Veriut, Liz Tras.

Eskobar të hënën e kaluar ishte për vizitë zyrtare në vend, me ç’rast shprehi mbështetje të fuqishme për evropianizimin e shpejtë të Maqedonisë së Veriut dhe theksoi se SHBA-ja punon me partnerët evropian për të siguruar që kjo të ndodhë së shpejti.

Ndërkohë, Kuvendi i 47-të Popullor i Bullgarisë dje me 134 vota “pro” pas një debati tre orësh e zgjodhi Qeverinë e kryeministrit Kirilë Petkov, njofton korrespondenti i MIA-s nga Sofja. Deputetët e GERB-SDS, Lëvizja për të Drejta dhe Liri dhe “Rilindja” votuan “kundër” qeverisë së re bullgare.

Pritet që Petkov, sipas një publikimi të “24 Orë” të Bullgarisë, sot ta zëvendësojë presidentin bullgar Rumen Radev si përfaqësues i Bullgarisë në Këshillin e fundit Evropian të këtij viti të enjten në Bruksel.

“Sipas rregullit në Këshillat Evropianë merr pjesë kryeministri i Bullgarisë, ndërsa në përjashtim të tyre merr pjesë presidenti kur ka qeveri teknike në vend. Deri më tani është planifikuar që Rumen Radev ta përfaqësojë Bullgarinë në Këshillin e fundit për këtë vit. Madje në Bullgari u spekulua se inaugurimi i qeverisë së re do të shtyhet në mënyrë që kreu i shtetit të mbrojë veton bullgare në Bruksel për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE”, thuhet në botimin e “24 Orë”.

Por siç thekson “24 Orë”, lideri i “Ndryshimi vazhdon” dhe kandidati për kryeministër të ri bullgar Kirill Petkov kërkon që ai të shkojë në seancën e Këshillit dhe të negociojë me liderët e tjerë evropianë.

“Ai do të debutonte në Këshillin Evropian me kancelarin e ri gjerman Olaf Sholc, i cili u zgjodh nga Bundestagu javën e kaluar. Qëndrimi i Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut mbetet i pandryshuar, njoftoi Petkov të shtunën në prezantimin e propozimit për qeverinë e tij. Megjithatë, ky pozicion duhet të përmirësohet që të jetë në dobi për të dyja vendet”, shtoi kandidati për kryeministër të ri, kujton botimi.

“24 orë” thekson se në Bruksel, Petkov do të duhet të mbrojë qëndrimin kornizë të Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut të miratuar nga Qeveria teknike, duke kujtuar se javën e kaluar ajo mbajti qëndrimin se Bullgaria miraton fillimin e bisedimeve aderuese të Shqipërisë me BE-në, por jo për Maqedonia e Veriut.