Një 27-vjeçar është gjetur mbrëmjen e sotme pa shenja jete në malin e Moravës. Burime nga policia konfirmojnë se shtetasi është emigrant sirian, rreth 27 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se viktima ka ndërruar jetë për shkak të temperaturave të ulta dhe borës, gjatë ecjes së tij në këmbë për të kaluar nëpërmjet shtigjeve.

Policia ka shkuar në vendngjarje, ndërkohë që pritet ekspertiza nga mjekësia ligjore lidhur me rastin.

Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga një mot i ftohtë, me rënie të ndjeshme temperaturash, çka ka shkaktuar dhe viktimën e parë në vendin tonë.