Sela: BDI po dominon skenën politike këto 20 vite

Ziadin Sela në Emisionin 200 nuk ka dashur të komentojë shumë sa i përket bashkëpunimit me VMRO-në në zgjedhjet lokale. Kryetari i ASH ka thënë se në votuesin shqiptar nuk duhet të ndikojë bashkëpunimi i cili u bë me VMRO-në.


“Pyetjet se çfarë ndodhi më 27 Prill duhet t’ia bëni Mickoskit. Unë lëvizjet politike i kam bërë që shqiptarët të dalin nga kjo gjendje ë keqe në të cilën ndodhen”, është shprehur Sela.

Rikujtojmë opinionin se ishte po ky bashkëpunim i ASH me VMRO-në i cili bëri që të shkojnë në një humbje të madhe votuesish.