Sali: Fokusi ynë për komunën e Likovës, që ka mbetë djerrinë

Sekretari i përgjithshëm i Alternativës, Bekim Sali ka theksuar se një nga kushtet e tyre është fokusi për zhvillimin e rajonit të Likovës.


“Siç e dini, zona e Likovës në 20 vjetët e fundit është ndër rajonet më pak të zhvilluara dhe kjo është evidente. Konstatimi ynë është se kjo, pos neglizhencës së përfaqësuesve, ka mbetur në atë gjendje edhe për arsye se akoma figuron si zonë e krizës. Duke mbetur e tillë, aty as nuk kemi investime të huaja, as nuk kemi avancim të zonës së lirë industriale, që ka mbetur atje djerrinë.
Prandaj, ne kemi kërkuar që të hiqen të gjitha pengesat juridike që e kanë penguar zhvillimin e Likovës dhe të jepet mundësi që aty të krijohen kushte për zhvillim ekonomik të zonës”, theksoi Sali.

Sipaa tij, angazhimi i tyre përmes pjesëmarrjes në qeveri me resorët e caktuar që do udhëheqin, do të kenë prioritet këtë zonë për të prodhuar më shumë zhvillim ekonomik, gjithnjë duke besuar se ky është akti më i lartë politik dhe patriotik për ndalimin e shpërnguljes nga kjo zonë dhe krijimin e perspektivës zhvillimore për të.