Rrëshqitje dheu në Prizren, organet kompetente intervenojnë

Zyrtari i Ministrisë së Infrastrukturës për rajonin e Prizrenit, Bahti Nebiu, ka thënë se është liruar rruga nacionale Prizren-Prevallë, pas raportimeve se ishte e mbyllur pas shembjes së një guri në afërsi të fshatit Reqan.

Nebiu ka thënë për Klankosova, se kompania e mirëmbajtjes ka intervenuar dhe e ka liruar rrugën.

“Në mëngjes jemi lajmëru për një shembje gurësh në rrugën nacionale Prizren-Prevallë, dhe menjëherë kompania e mirëmbajtjes ka intervenuar e liruar rrugën”.

Tutje, Nebiu theksoi se edhe në magjistralen Prizren-Gjakovë ka pasur dalje të zhavorit në rrugë, por që edhe në këtë rast ka intervenuar kompania.

“Edhe në rrugën R-107 në magnistralen Prizren-Gjakovë ka pasur dalje të zhavorit (sasi e vogël) në rrugë por edhe në këtë rast ka intervenuar kompania dhe është pastruar. Aktualisht gjendja është e mirë dhe nuk ka vend për shqetësim”, ka thënë Nebiu.