Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, sot në Berlin ka takuar deputetin aktual të Bundestagut nga Partia SocialDemokrate, si pjesë e mazhorancës qeverisëse dhe ministrin e djeshëm gjerman për Evropën, Michael Roth.

Gjatë bashkëpunimit tonë, kemi mundur të njihemi për së afërmi me vlerat që ato përfaqësojnë gjatë kryerjes së funksionit, si dhe me qëndrimin parimor të Gjermanisë dhe konsistencën kur bëhet fjalë për kompletimin e Evropës me vendet e rajonit, tha Dimitrov.

Ai shtoi se mbështetja ka rezultuar në fuqinë e madhe të përpjekjeve për evropianizimin e Maqedonisë së Veriut dhe qëndrueshmërinë në momentet e zhgënjimit nga premtimi i parealizuar evropian. Duke pasur parasysh të gjitha këto, zëvendëskryeministri Dimitrov është i bindur se Gjermania do të vazhdojë të veprojë për të forcuar besueshmërinë e Unionit dhe në ato përpjekje theksoi se Maqedonia gjithmonë do të ketë aleat dhe mik në personin e Michael Roth.

Ai i ka dërguar mesazh Maqedonisë që të mos dorëzohet dhe se Brukseli dhe i gjithë Bashkimi Evropian do t’i mbajnë premtimet e tyre.

Sipas njoftimit të RMV-së, zëvendëskryeministri Dimitrov shprehu mirënjohje për veprimet e Rothit nga pozicioni i tij për hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë në dritën e kauzës së përbashkët për një Evropë të bashkuar.