Regjistrohen 419 raste të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 3.285 teste të kryera janë regjistruar 419 raste të reja me virusin korona. 188 raste janë regjistruar vetëm në Shkup.


Autoritetet shëndetësore njoftojnë se janë regjistruar edhe 211 pacientë të shëruar.

Si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, brenda 24 orëve janë regjistruar 8 viktima, ndërkaq në raportin e sotëm janë regjistruar edhe 6 viktima, që kanë ndërruar jetë brenda periudhës 15.11.2021 deri 04.12.2021.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 218.194 raste, prej të cilëve 204.685 janë shëruar, kurse 7.688 kanë ndërruar jetë. Aktualisht vendi numëron 5.821 raste aktive me Covid-19.