Real Madridi ka shënuar fitore me rezultat të pastër 0:2 në udhëtim ndaj Sociedadit, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 16-të të ndeshjes.

Pjesa e parë përfundoi pa gola të shënuar, ndërsa e dyta nisi direkt me to.

Ishte Vinicius Junior i cili realizoi golin në minutën e 47-të të ndeshjes, pas asistimit të Luka Jovic.

10 minuta më pas, sulmuesi serb realizoi pas asistit të Casemiros.

Me këtë fitore, Real Madridi vazhdon të prijë i vetëm në tabelë me 39 pikë, ndërsa Sociedadi mbetet i pesti me 10 pikë më pak.