Real Madrid – Atletico Madrid: Formacionet e mundshme

Sonte zhvillohet derbi i Madridit në kuadër të La Liga.

Real Madrid pret skuadrën e Atletico Madridit në kuadër të xhiros së 17-të të kampionatit spanjoll.

“Los Blancos” vijnë në këtë ndeshje si liderë të kampionatit, derisa “Rojiblancos” janë në pozitën e katërt, me një ndeshje më pak të luajtur.

Gjasat janë maksimale që në këtë ndeshej startues të jetë Benzema, i cili së fundmi pësoi një dëmtim të lehtë.

Atletico Madrid pritet të startojë me një 3-5-2, kurse Reali me 4-3-3.